Sociale

Këshilla që i jep Majlinda Keta një drejtoreshe shkolle që përdor numrin njëjës: Shkolla ime… në shkollën time…

Këshilla që i jep Majlinda Keta një drejtoreshe shkolle që

Akademikes Majlinda Keta i është vrarë veshi sot nga një drejtoreshë shkolle dhe shqetësimin e saj e ka ndarë në rrjete sociale. Pa përmendur emër, pa foto, Keta shkruan thjesht për rastin:

“Drejtoreshë moj drejtoreshë, ende nuk ke kuptuar se kur jep intervistë nuk duhet të shprehesh: shkolla ime ka… Në shkollën time… Unë në shkollën time…

Nuk paske marrë vesh akoma se në këto kohë pandemie, më shumë se kurrë, vendimmarrjet janë nga: ne… bashkëvendosëm…, shkolla jonë. Ti mirë e ke për veten, por jo për taksapaguesin”.

Këshilla që i jep Majlinda Keta një drejtoreshe shkolle që

Intervista nga drejtoresha në fjalë duhet të jetë dhënë në ndonjë nga programet e mëngjesit, duke qenë se sot është edhe dita e parë e shkollës.