Sociale

Këshilli Bashkiak i Tiranës mban një minutë heshtje për 46 viktimat e aksidentit në Bullgari

Këshilli Bashkiak i Tiranës mban një minutë heshtje për

Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka nisur mbledhjen e tij me një minutë heshtje për 46 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Në fillim të mbledhjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi nga anëtarët që në kujtim të viktimave, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare, të mbahet një minutë heshtje.

“Me lejen tuaj do të doja të ftoja Këshillin për t’u ngritur në këmbë dhe për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari, pjesa më e madhe bashkatdhetarë tanë”, tha Veliaj.

Tiranapost.al