Nisur nga ngjarja e fundit në Babrru të Kamzës, ku 65-vjeçari përdhunoi 15-vjeçaren e regjistroi aktin seksual dhe e shantazhoi, Fatma Haxhialiu e uron 1 Qershorin e fëmijëve pa festë.
"Kete 1-Qershor dua t'ia kushtoj femijerise se vjedhur...
Te gjithe femijeve, viktima te perdhunimit.
Te gjithe femijeve, qe i kemi vrare dy a mos me shume here, njehere dhunuesi, nje here tjeter familja e shurdhet dhe e verber, ose indiferente, njehere ne si shoqeri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI!A e dini se pedofilia ne kete vend denohet VTEM ME 4 VITE BURG?!!!!!!
Gezuar 1- Qershorin edhe pse femijerine jua vodhen pabesisht, edhe pse nuk keni arsye per te festuar, edhe pse u desh te rriteshit para kohe e te perballeshit me turpe e faje qe nuk i bete kurre...Gezuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni cdo dite, vazhdoni te keni frike prej tij dhe kujtdo tjeter, gezuar edhe pse ju kemi zhgenjyer dhe lene vetem, gezuar te dashur femije, gezuar 1-Qershorin tuaj PA FESTE!
Kete 1-Qershor kam vetem nje deshire, te behemi bashke dhe te kerkojme nga shteti DENIM MAKSIMAL PER PEDOFILET!!!!!", shkruan Fatma.
Lexo më shumë: