Sociale

Kjo e enjte do të jetë ndryshe!

Kjo e enjte do të jetë ndryshe!

Një e enjte ndryshe, jo se do të mungojë Parlamenti, akuzat mes palëve apo lajmet për Reformën Zgjedhore, por sepse shoqëria shqiptare ka vendosur të ngrihet për një kauzë që na prek të gjithëve njësoj.

Pavarësisht se je vajzë apo jo, je djali i një nëne, ke një motër në shtëpi apo gruan me vajzën, historia e 15-vjeçares së abuzuar të ka prekur, se diku një ngjarje të tillë mund ta kesh hasur ose nuk do të duash kurrë ta hasësh.

Historia e asaj të miture nuk është e vetmja, ndaj për të ngritur zërin për të lënduarat, të enjten e 4 qershorit do të mbahet një marshim paqësor në orën 16:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Ky do të jetë një marshim ku nuk do të ketë ngjyra politike dhe na përket të gjithëve.

Të gjithë ftohen të mblidhen në shenjë proteste për të gjitha ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike, por edhe të grave që vuajnë pasoja të tilla.

Shpërndaje këtë postim, që të përhapni lajmin kudo.

Lexo më shumë: