Sociale

Kjo është e para dhe e fundit gjë që duhet të bëni me lekët gjatë pandemisë

Kjo është e para dhe e fundit gjë që duhet të bëni

Për shumë biznese puna ose ka rënë, ose janë detyruar të mbyllen fare. Shumë njerëz të tjerë ose janë pa punë ose me paga të reduktuara. Nuk ka të ardhura si më parë, por shpenzimet janë njësoj, po aty, si përherë: qira, kredi, borxhe, fatura, detyrime të tjerë të përmuajshme.

Strategjia që çdo njeri duhet të ndjekë tani është ruajtja e gjithçkaje që ka. Andy Fried, këshilltar në një qendër të Zhvillimit të Biznesit të vogël thotë: Shumica e shpenzimeve janë të ndryshueshme dhe ju mund t`i kontrolloni. Disa, si qiraja, janë fikse, por të tjerat janë të kontrollueshme, si energjia elektrike, uji, interneti.

Po konkretisht ç`duhet bërë?

Telefono bankën dhe interesohu në lidhje me shtyrjen e afateve të pagesave të kredisë

Fol me pronarin e shtëpisë (nëse jeton me qira)

Fol dhe kërko një lëshim.

Lexo dhe informohu rreth lehtësirave që ofrohen për individët dhe bizneset, ndihmat që jep qeveria dhe në fund edhe njëherë, mos harro! Kurse!

*Burimi Bloomberg