Sociale

Kur do rriten pagat për mjekët dhe infermierët?

Kur do rriten pagat për mjekët dhe infermierët?

Deri më sot nuk ishte thënë ende një afat se kur do të aplikohen pagat e reja, që pritet të rriten me deri në 40% për bluzat e bardha, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dha sot indicien e parë.

Pagat do të rriten duke filluar nga viti që vjen, sipas deklaratës së ministres që mbajti sot spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet: “Manastirliu ndau dhe me stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” angazhimin e qeverisë jo vetëm për të vijuar pagesën e bonusit special për mjekët në vijën e parë të përballjes me COVID19 por edhe rritjen e konsiderueshme të pagave për të gjithë mjekët dhe infermierët, duke filluar nga viti që vjen”.

Ndërkohë dy ditë më parë kryeministri Rama njoftoi të hënën se pagat e bluzave të bardha do të rriten me deri 40%, duke ruajtur dhe bonuesin për ata që lëvizje nga qendra e tyre. Ndërsa sot u shpreh se ‘javën e ardhshme do jemi gati ta publikojmë rritjen masive të rrogave të mjekëve’.