Sociale

Kushtet e reja që njoftoi Rama, nga mësimi me turne tek punonjësi shëndetësor në çdo shkollë

Kushtet e reja që njoftoi Rama, nga mësimi me turne tek punonjësi

Këtë vit nxënësit që shkojnë për herë të parë në bankat e shkollës apo rikthehen tek to, do të zhvillojnë mësim në kushte të tjera. Kryeministri Edi Rama në një video-konferencë me drejtuesit e arsimit përmendi disa nga rregullat e reja që do t’i shoqërojnë nxënësit dhe mësuesit gjatë gjithë vitit të ri shkollor.

Kushtet e reja që njoftoi Rama, nga mësimi me turne tek punonjësi

“Funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksionojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla do kenë 1 turn, 472 do jenë 2 turne dhe 183 shkolla kanë tre nënturne. Mësimi do të jetë 30 minuta, në klasa duhen respektuar rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ata që do zhvillojnë mësim të kombinuar, javën e parë në shkollë dhe javën e dytë online, do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.

Shtohen këtë vit detergjentët, maskat, alkooli, do ketë dhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Këta persona duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t’i pyetur formalisht, as për t’i shtuar presionin normal të kësaj pune por për t’i inkurajuar, frymëzuar dhe për t’iu gjendur pranë në çdo moment, duke siguruar informacion por dhe garantuar shërbimet. Ankesat e këtij punonjësi duhet të ndiqen në kohë reale”, tha ndër të tjerash Rama.