Sociale

Çiftet që kanë nënshtetësi të ndryshme do të bashkohen (Çfarë do të thotë kjo)

Çiftet që kanë nënshtetësi të ndryshme do

Një grup i anëtarëve të Parlamentit Evropian i kanë shkruar një letër të hapur ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, duke ngritur çështjen e çifteve që kanë dy nënshtetësi të ndryshme, që tashmë prej muajsh mbeten të ndarë për shkak të ndalimit të udhëtimeve në mbarë BE-në, vendim që u mor për shkak të pandemisë.

Letra i drejtohet gjithashtu komisioneres suedeze të BE-së për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, e cila kohët e fundit shkroi një status në mbështetje të një fushate të ndarë në mediat sociale me hashtagun “Dashuria nuk është turizëm” dhe “Dashuria është esenciale” (#LoveIsNotTourism & #LoveIsEssential):

“Nxis autoritetet e shteteve anëtare dhe me të vërtetë kompanitë e udhëtimit që të zbatojnë përkufizimin e partnerit... Partneri me të cilën qytetari i BE-së ose rezidenti ligjor ka një marrëdhënie të qëndrueshme, që është vërtetuar siç duhet, duhet të përjashtohet nga kufizimet e udhëtimit në BE”.

Çiftet që kanë nënshtetësi të ndryshme do

"Ne e mirëpresim shumë heqjen e kontrollit brenda kufijve të BE-së, jemi shumë të shqetësuar që kufizimet e udhëtimit jashtë këtyre kufijve ende ndajnë familjet dhe të dashurit. Shumë çifte me dy-kombësi, të cilët nuk janë të martuar ose certifikata e martesës në të njëjtin gjini nuk njihet, nuk patën mundësinë ta shohin njëri-tjetrin për muaj të tërë", thuhet në letër, duke renditur më tej tregimet e çifteve që mbeten të ndara për shkak të ndalimit të fluturimeve.

Në letrën që i drejtohet edhe Presidencës së Këshillit të BE-së, kërkohet që të sigurohet ribashkimi i çifteve të pamartuara.

“Të udhëtosh për dashurinë nuk është turizëm”, shkruhet në të.

Eurodeputetët gjithashtu përmendin nenet që lidhen me çiftet që kanë marrëdhënie afatgjate, në bazë të së cilës partnerët e pamartuar në një lidhje të qëndrueshme duhet të lejohen të hyjnë në BE pasi shumica e shteteve anëtare kanë lejuar anëtarët e familjes të qytetarëve të BE-së të ribashkohen.

Aktualisht, Danimarka është i vetmi vend anëtar i BE-së që zbaton këtë nen, i cili në letër nxit të zbatohet në pjesën tjetër të shteteve anëtare

Letra është nënshkruar nga disa deputetë të Parlamentit të BE-së./ Burimi schengenvisainfo

Letra:

Çiftet që kanë nënshtetësi të ndryshme doÇiftet që kanë nënshtetësi të ndryshme do