Sociale

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës në Njësinë 8 

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

Një shkollë e re për nxënësit e Njësisë 8 do të çelë dyert këtë vit shkollor. Shkolla “Lekë Gjiknuri” ka të njëjtën cilësi si 40 ndërtesat e reja arsimore të ndërtuara në Tiranë, 12 prej të cilave hapen në shtator. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi këdo që punoi në temperatura rekord këtë verë dhe u shpreh i kënaqur që kjo hapësirë, ku dikur ishin vendosur zyrat e UKT-së, sot i rikthehet qytetarëve në formën e një shkolle moderne.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

“Falenderoj të gjithë kolegët që e kanë kaluar gushtin duke punuar në kantieret e shkollave, ose me shumë shi, ose me temperatura 40 gradë. E vlerësoj jashtë mase, duke filluar nga drejtuesit e punimeve, te sipërmarrësit e deri te punëtori më i thjeshtë sepse besoj se secili prej nesh është thirrur të bëjë një punë, por nëse e bën pak më shpejt, nëse e bën pak më mirë, sigurisht merr uratën dhe falënderimet e komunitetit”, tha Veliaj.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

Ai shtoi se godina që sot po rikthehet në funksion të nxënësve si shkollë, nga administrata e kaluar në bashkia ishte dhënë për zyrat e Ujësjellësit.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

“Kjo është një nga shkollat që filloi me vonesë për çështje të pronësisë dhe një anomalie që trashëguam, pasi ishte nisur si shkollë dhe ishte kthyer në godinë ujësjellësi, ku vinin mjete që s’kishin vend në zemër të Tiranës. Sot Ujësjellësi është zhvendosur në periferi, kurse këtë hapësirë ia kemi rikthyer qytetarëve të Njësisë 8”, u shpreh Veliaj.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

Kryebashkiaku tha se kjo shkollë do të zgjidhë përfundimisht mësimin me dy turne edhe në këtë njësi të Tiranës.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

“Është një bizhu e vogël - jo një nga shkollat masive që kemi bërë në zonat e reja të Tiranës me nga 10 mijë m2 e me kapacitet 1500 nxënës, si “Sami Frashëri”, “Nënë Tereza” apo “Kennedy” te kthesa e Kamzës - por është një shkollë e përmasave të vogla, kryesisht për të akomoduar të gjithë fëmijët dhe banorët e “Medresesë”, Rr. “Muhamet Malo”, Rr. “Besim Daja” dhe zonës që lidh “Medresenë” me “Rrugën e Dibrës” nga njëra anë, dhe me unazën në anën tjetër,” u shpreh ai.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës

Referuar reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Veliaj kishte një mesazh edhe pë rata politikanë që mezi prisnin të binte shi në Tiranë: “Javën e kaluar ishte përmbytur Firence, Lioni, edhe qytetet në Angli e Gjermani, ndaj nuk ka nevojë për histeri. Shiu bie, do kullojë. Të tillë klimë kemi tani, kur shiu bie i gjithi brenda një ore, ndaj s’ka nevojë të panikoset njeri pse u lagën makinat. E kam fjalën sidomos për këta fansat tanë politikë, të cilët e kishin mundësinë, mund t’i kishin bërë të gjitha këto investime, por s’i bënë. Kush është qytetar i pjekur dhe shikon se në të gjithë botën po përballemi me të njëjtat situata, do duhet të na mirëkuptojë”, deklaroi ai.

“Lekë Gjiknuri”, shkolla e re që po i shtohet Tiranës