Sociale

Lutja e Papës për këtë të diel: Njerëzit, më të rëndësishëm se ekonomia

Lutja e Papës për këtë të diel: Njerëzit, më

Në lutjen e kësaj të dielë Papa Françesku e vuri theksin sërish tek pandemia dhe tek rëndësia që jeta njerëzore ka.

“Askush të mos heqë dorë nga kujdesi shëndetësor. Kurimi i njerëzve është më i rëndësishëm se shpëtimi i ekonomisë. Ne, njerëzit jemi tempujt e Shpirtit të Shenjtë, ekonomia nuk është”, tha Papa.

“Ju e dini që njerëzit nuk do të dalin nga kjo krizë njësoj si më parë. Ne do të dalim më mirë, ose më keq se më parë. Le të gjejmë kurajën që të dalim më të mirë, në mënyrë që ta përballojmë periudhën e post-krizës”, tha Papa referuar lirimit të masave që shumë shtete po bëjnë për të mos dëmtuar më shumë ekonominë.