Sociale

Maturantët e këtij viti shkëlqyen në matematikë, rezultate më të mira se në provimin e gjuhës

Maturantët e këtij viti shkëlqyen në matematikë,

Maturantët sot po njihen me rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetore. Ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, - ku vetëm 4 maturantë arritën të merrnin pikët maksimale, - në provimin e matematikës janë vlerësuar maksimalisht 234 prej tyre.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga portali studentor, mësohet, se nga 29 829 maturantë që kanë kryer provimin në total, kanë ngelur 1729 prej tyre.

“Në provimin e matematikës, të cilin e kryen në total 29829 maturantë. 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88,” thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme dolën rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Nga 29 731 maturantë në total që kanë kryer provimin, kanë ngelur 383 prej tyre dhe 4 janë ekselentë.

Klikoni linkun për të mësuar rezultatin

https://www.portalistudentor.al/vendos-id/matematike