Sociale

Maturantët testohen sot në Gjuhë dhe Letërsi

Maturantët testohen sot në Gjuhë dhe Letërsi

30 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Si çdo provim mature edhe ky do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:30.

Për herë të pare këtë vit janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Në 1 qershor u zhvillua provimi i Gjuhës së huaj.