Sociale

‘Më fol se nuk durohet kaq gjatë pa ty’, ky ishte SMS im i fundit! Rita Petro flet për humbjen e partnerit dhe detaje nga 20 vitet e dashurisë me të

‘Më fol se nuk durohet kaq gjatë pa ty’, ky ishte SMS im i

Rita Petro rrëfen, jo me lot por me një buzëqeshje për dashurinë që jeta u dha mundësinë të përjetonin, bisedat e fundit dhe kujtimet e 20 viteve me partnerin e saj, presidentin e Shtëpisë Botuese ‘Albas’, Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë pak javë më parë pas një ataku kardiak, pasojë e Covid. Poetja tregon se si çdo javë, ai ishte nisur për në Maqedoninë e Veriut, një rutinë që e bënte gjithmonë për shkak të angazhimit për drejtimin e biznesit të tyre.

“Në fundjavë e mora në telefon dhe më tha ‘më duket se kam pak temperaturë dhe nuk po nisem, se do të bëj testin’. Gjithë javën ishte në kontrollin e mjekëve. Nga fundi i javës u bë skaneri dhe doli me pneumoni të rëndë. Shkoi në një nga spitalet më të mira në Shkup dhe komunikonim. Më mbetën vetëm 4 mesazhe pa kthyer përgjigje. E vetmja ditë, që duket se u ndje shumë keq, më tha vetëm kaq në telefon: ‘Unë nuk jam mirë’. Ishte hera e vetme që nuk më ka kthyer përgjigje tek mesazhet e mia. Edhe kur bënim fjalë, nuk mbaj mend të ketë ndodhur 24 orë që mos të kemi folur, asnjëherë në 20 vjet. Ato mesazhe që s’do të më kthehet asnjëherë përgjigje janë 4 mesazhe dhe i fundit fare ishte: ‘Më fol se nuk durohet kaq gjatë pa ty’. Ditën e shtunë në mëngjes kur mjeku më premtoi që do ma jepte të flisja, atë ditë ne morëm lajmin kobzi që bëri arrest kardiak”, tregon Rita Petro.

Poetja dhe drejtoresha e shtëpisë botuese ‘Albas’ tregon rutinën e tyre, e diela ishte gjithmonë bashkë, për drekë. Ajo tregon se historia e tyre nisi me një njohje në një mbrëmje letrare në Maqedoni.

‘Më fol se nuk durohet kaq gjatë pa ty’, ky ishte SMS im i

“Kur e pamë që të dy ishim shumë të guximshëm dhe nuk mund të jetonim me një dashuri ilegale kaq të madhe. Në rastin tonë duhet të bëje zgjidhje dhe zgjedhja jonë ishte që ne të bashkoheshim. Kur jemi takuar për herë të parë kemi kërcyer dhe në atë kërcim kemi rënë në dashuri. Me pak humor dhe ironi, kur e pyesja: ‘Ti do vdisje për mua?’ thoshte: ‘Pse duhet të vdes për ty kur mund të rroj për ty dhe të kënaqemi bashkë’. Unë e di që Latifi do të jetë gjithë kohës me mua dhe ndonjëherë edhe do të më mërzis që do të jetë gjithë kohës me mua. Gjithçka do shkojë siç i bëja me Latifin, e vetmja gjë do të jetë që unë nuk do ta kem në krah. Dhe unë do ta vuaj pa ua treguar të tjerëve”, mbyll rrëfimin e saj poetja.

*Zbardhur nga intervista për News 24, të plotë e keni ketu