Sociale

Më thuaj çfarë shenje je, të të them ç`mëkat ke bërë

Më thuaj çfarë shenje je, të të them

“Disa mëkate janë aq të bukura, sa do të ishte mëkat të mos mëkatosh”, thotë Jan Sobotka dhe shumë njerëz bien dakord. Se të mëkatosh nuk do të thotë vetëm t`u bësh keq të tjerëve, por thjesht të tundohesh nga të mira të vogla që jeta të ofron.

Dashi: zemërohet

Është shenjë që nuk mund të mos mërzitet për çdo gjë, sado të vogël.

Demi: materialist

Jo vetëm që vlerëson shumë anan materiale, por shpeshherë edhe nuk ngopet.

Binjakët: falsiteti

Nuk janë të sinqertë dhe e kanë të vështirë të mbajnë një premtim.

Gaforrja: servilë

Është gati të shkelë veten dhe të ngrejë lart të tjerët, vetëm për t`u bërë qejfin.

Luani: krenarë

Mbasi nuk e di, por kryeneçësia ose krenaria është një ndër 12 mëkatet.

Virgjëresha: ziliqarë

Nuk e kontrollojnë dot zilinë që ndjejnë sa herë që dikush është në pozita më të mira dhe ka më shumë fat.

Peshorja: vaniteti

Peshorja është e fiksuar pas sipërfaqësores.

Akrepi: epshi

Dëshira e lartë seksuale shpesh e shtyn një Akrep drejt mëkatit dhe as nuk pendohen për kufijtë që kalojnë.

Shigjetari: të pabesë

Kur një marrëdhënie nuk funksionon, një Shigjetar është gati për tradhtinë e radhës. Nuk bën asnjë lloj sakrifice.

Bricjapi: lakmitarë

Janë ambiciozë dhe të përkushtuar në punë, por asnjëherë nuk kënaqen me rezultatet dhe me gjërat që kanë arritur.

Ujori: ambiciozë

Ambicia e tyre nuk njeh kufij dhe i shndërron në antipatikë.

Peshqit: dembelë

Peshqit mezi lëvizin nga vendi. Kujto nga një të njohur për çdo shenjë dhe gjyko a ia ka gjetur mëkatet horoskopi.

*Marrë nga Giornodopogiorno