Sociale

Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për të gjithë

Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për të

Posta Shqiptare është pjesë e rëndësishme e identitetit të vendit, në një rrugëtim të përbashkët, të gjatë, 110-vjeçar, Posta ka arritur të përvetësojë rol të pazëvendësueshëm në shoqëri.

Është ajo që ka arritur të zhdukë barrierat mes vendesh dhe njerëzish, duke u mbajtur fort pas vizionit, misionit dhe vlerave të saj. Zëri dhe puna e përbashkët e 2500 punonjësve ndihet dhe shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Është pikërisht angazhimi i tyre dhe tarifat e papërfillshme çka e bëjnë Postën Shqiptare të preferuar për sa i takon shërbimeve utilitare.

Teknologjia ka ndryshuar çdo aspekt jetësor, përfshirë këtu mënyrën e përdorimit, komunikimit apo konsumimit të të gjitha llojeve të mediumeve. Sot, dërgimi i një letre me anë të postës, nuk gëzon më rëndësinë e dikurshme. Sepse në kushtet e një rrjeti global dhe ekzistencës së smartphone-ve, brengat, lajmet e gëzueshme apo qoftë ndarja e detajeve të parëndësishme të ditës, nuk kanë më si hendek ditë, javë apo muaj.

Por, kjo nuk nënkupton në asnjë çast se teknologjia ka të njëjtin impakt edhe në dërgimin e një pakoje, dokumenti, apo të parave, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e shohim në besnikërinë e anëtarëve të Postës Shqiptare, për t’iu drejtuar pa u stepur sporteleve të saj postare.

Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për të

Shërbimi ndaj qytetarëve në këto pika, nuk ndalet për asnjë çast. Posta Shqiptare ofron me seriozitet të pahasur dhe me çmime të ulëta edhe arkëtimin e faturave të Energjisë Elektrike (OSHEE), Ujësjellësit (UK), pagesën e faturave për operatorët celularë, apo gjobave të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu pranë Postës Shqiptare, qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesën e detyrimeve doganore dhe të taksave për llogari të Drejtorisë së Tatimeve, por edhe të bashkive respektive.

Në tërë zyrat e saj postare, ofrohet po ashtu mundësia për të paguar detyrimet e kopshte, çerdheve, si dhe faturat e tarifave të shkollimit universitar.

Posta Shqiptare ka menduar edhe për ata individë që të ardhmen nuk e shohin aspak të largët, që kontribuojnë vullnetarisht për sigurimet shoqërore.

Ndër vite, kjo korporatë ka funksionuar si një ndërmjetëse vitale midis biznesit, qytetarëve dhe institucioneve. Dhe me të njëjtin mision, nuk ndalet së garantuari cilësi maksimale shërbimesh. Sepse Posta Shqiptare me gjithçka që e identifikon, është e Shpejtë, e Sigurt, Kudo.

*Ky artikull është i sponsorizuar