Miq, kolegë dhe personalitete të njohura i dhanë lamtumirën e fundit mjekut Isuf Kalo

E Premte 27 Janar 2023, 16:59
TiranaPost
Ditën e sotme në mjediset e Akademisë së Shkencave u zhvilluan homazhe në nder të mjekut të njohur Isuf Kalo i cili ndërroi jetë në 19 Janar pas një sëmundjeje të gjatë.
Miq, kolegë dhe personalitete të njohura i dhanë atij lamtumirën e fundit. Familjarët përmbushin amanetin e tij për t’u prehur në Shqipëri.
Mjeku ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare në 23 janar në Gjermani, ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Isuf Kalo ishte një nga mjekët më të njohur në vendin tonë në endokrinologji, i specializuar për semundjen e diabetit. Doktor Kalo ka shërbyer edhe si mjek personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.