Sociale

Mosha mesatare e një sipërmarrësi të suksesshëm është 39 vjeç

Mosha mesatare e një sipërmarrësi të suksesshëm

Pavarësisht perceptimit të famshëm të sipërmarrësve 20-vjeçarë, themeluesit e moshës së mesme janë shumë më të zakonshëm dhe më të suksesshëm se sa mendojnë shumë njerëz.

Në fakt, sipas një studimi nga “Kauffman Foundation”, mosha mesatare e një sipërmarrësi të suksesshëm sot është 39 vjeç, me të paktën gjashtë deri dhjetë vite përvojë në industri. Dhe ka dy herë më shumë themelues të suksesshëm mbi 50 vjeç sesa nën 25 vjeç.

Kjo nuk duhet të jetë befasuese. Risitë janë të vështira. Udhëheqja dhe rritja e korporatës kërkojnë aftësi dhe përvojë që shumica e ekzekutivëve të rinj nuk i kanë ende. E vërtetë, një themelues 25 vjecar do të jetë më i përfshirë në nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve të moshës së tij, por fakti është se jo çdo konsumator sot është nën 30 vjeç dhe shumë sipërmarrës tashmë po punojnë në produkte për audienca të ndryshme se sa homologët e tyre disa vite më parë.