Sociale

Në 10 ditët në vijim pritet piku i rasteve me grip

Në 10 ditët në vijim pritet piku i rasteve me grip

Instituti i Shëndetit Publik deklaron se virusi i gripit që ka dominuar këtë dimër në vend është në prag të pikut. Javën e kaluar u raportuan 15 mijë infektime, ndërsa këtë javë shifrat pritet të jenë më të larta.

“Po i afrohemi pragut epidemik të gripit në vendin tonë. Momentalisht janë tre viruse që, tipi A tipi B që kanë bërë të dominojnë me koronanavirusin. Sot kemi dominimin të virusit të gripit. Maksimumi mund të kemi një 10 ditësh që do të ketë shtim të intensitetit,” shprehet eksperti i ISHP, Dritan Ulqinaku.

Sipas specialistëve të shëndetit gripi këtë vit është më agresiv për shkak të dobësimit të Covid-it.