Nëna ritakon vajzën që braktisi 32 vite më parë por nuk përballon dot emocionet, humb ndjenjat në skenë

Pasi e kishte braktisur 32 vite më parë në jetimore, nëna ka rigjetur sot vajzën e saj, por emocionet e forta të ritakimit bënë që ajo të humbë ndjenjat. Momenti mjaft emocionues është transmetuar live ditën e sotme në emisionin “Ka Një Mesazh Për Ty”.
Esperanca sfidoi paragjykimet e kohës, në vitet ’90 dhe vendosi pa miratimin e partnerit dhe prindërve të saj të sjellë në jetë foshnjën e saj, Marsidën që sot është 32 vjeç. Madje, ajo e ka ushqyer edhe me gji javët e para, pasi e bija lindi në muajin e shtatë, por menjëherë sapo e mori veten nëna ka vendosur ta dorëzojë vajzën e saj në një shtëpi fëmije, për shkak të pamundësisë për ta rritur vetë për shkak të metalitetit të atëhershëm.
Marsida u rrit më pas në një familje që vendosi ta adoptojë dhe që prej asaj kohe nënë e bijë u ritakuan sot mes shumë emocionesh të cilat ishin të papërballueshme për nënën që sapo përqafon vajzën e saj i bie të fikët.
Marsida, e cila është tashmë vetë nënë e një vajze dhe në pritje edhe të një fëmije tjetër, u shpreh mirënjohëse ndaj nënës së saj biologjike që vendosi ta sjellë në jetë, por pa harruar prindërit që e rritën dhe e bënë atë që ajo është sot.
Ndiqni një sekuencë nga videoja: