Sociale

Nga e hëna mund të shkosh në Gjermani nëse atje ndodhet i dashuri (e dashura). Ka vetëm një kusht!

Nga e hëna mund të shkosh në Gjermani nëse atje ndodhet i

Çiftet e pamartuar dhe që njëri prej tyre jeton në Gjermani mund të bashkohen. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, partnerët në çift nga vendet jashtë BE-së dhe të pamartuar, nga e hëna mund të udhëtojnë sërish në Gjermani.

Kushti i vetëm është që të kenë një lidhje të gjatë, gjë që duhet provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme jashtë apo përmes takimeve personale të mëparshme në Gjermani, që duhet të vërtetohen. Krahas dokumenteve të udhëtimit, që duhet të provojnë takimet e mëparshme, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkruar për ekzistencën e marrëdhënies në çift.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ndodhej nën presion, sepse çiftet me kombësi të ndryshme kishin javë që kërkonin një zgjidhje.