Sociale

Nga viti i ardhshëm, nxënësit do të kenë edhe një javë pushim në Prill

Nga viti i ardhshëm, nxënësit do të kenë edhe një

Viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar 2022-2023 do të nisë në datën 12 shtator. Vitin e ardhshëm nxënësit do të kenë një javë pushimesh të reja pak përpara përfundimit të vitit shkollor.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se java e pushimit do të shërbejë që nxënësit të rimarrin energji në periudhën e dytë mësimore, por më tepër vlen për mësuesit të cilët do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve.

“Të dashur nxënës dhe mësues, ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim,” bëri të ditur sot ministrja e Arsimit.

Periudha në të cilën është vendosur java e pushimit përkon me Pashkët katolike dhe ato ortodokse.