Sociale

Nisur nga rasti i Kozeta Turishtës, sa kohë i duhet një të huaji të marrë nënshtetësinë shqiptare

Nisur nga rasti i Kozeta Turishtës, sa kohë i duhet një të

Ish-gazetarja Kozeta Turishta ka bërë një status ku tregon zhgënjimin e saj me procedurat për të marrë një pasaportë shqiptare. Ajo prej vitesh jeton në Amerikë dhe nga sa duket pasaportën shiqptare e dëshiron bashkëshorti i saj.

Kozeta shkruan:

Nisur nga rasti i Kozeta Turishtës, sa kohë i duhet një të

“Jam shumë e zhgënjyer sa e vështirë qenka të marrësh pasaportën shqiptare, kaq burokratë e rregulla idiote.

Më e lehtë është të bëhesh nënshtetas amerikan, 100 herë.

Domethënë, një aplikanti për pasaportën shqiptare me martesë i duhet minimumi 2 vite lejeqëndrimi në shtetin shqiptar plus burokracitë e tjera pa sens”.

Nisur nga rasti i Kozeta Turishtës, sa kohë i duhet një të
Kozeta Turishta

Nënshtetësia shqiptare mund të merret në disa raste: si refugjat, si njeri pa shtetësi, si ministri, si fëmijë, si origjina, si natyralizim dhe nga martesa.

Ne do të fukusohemi tek ajo nga martesa, e cila presupozohet të jetë edhe mënyra më e lehtë, por që duket se nuk është edhe aq, siç edhe Kozeta e sjell në vëmendje.

Për të marrë një pasaportë shqiptare nga martesa kushtet sipas ligjit janë këto:

• I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 (tre) vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e”, të pikës 1, të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 (një) vit. Me përjashtim të kushteve C dhe E nënkupton që nuk ka rëndësi domosdoshmërisht të dijë shqip apo të jetë banues në Shqipëri për 7 vite rresht.

Pra, mjafton të jetë i martuar me shtetas shqiiptar për jo më pak se tre vite dhe të banojë në Shqipëri, në mënyrë të ligjshme, për një vit.

Këto rregulla janë pak a shumë të ngjashme kudo. Çdo shtet ka kusht periudhën kohore të martesës, vendqëndrimin, punën e rregullt apo shtëpinë, pagimin e taksave, gjuhën e folur të shkruar dhe madje edhe provimin në fund. Edhe Amerika ka rregullat e saj dhe nuk e jep aq lehtë nënshtetësinë. Ka tre mënyra për të marrë bashkëshortin në Amerikë, por me vizë dhe jo me pasaportë.

Mënyra 1: shtetasi Amerikan të martohet me shtetasin të huaj në Shqipëri. Pastaj, shtetasi amerikan shkruan një ftesë nëpërmjet zyrës e USCIS për të ftuar bashkëshortin ose bashkëshorten në SHBA. Brënda 3 me 5 muajve, ftesa miratohet dhe pak kohë më vonë promovohet në National Visa Center në Neë Hampshire, e njohur dhe si NVC. NVC studion të dhënat, dhe disa muaj më vonë i dërgon në ambasadën amerikane në Tiranë, e cila ndermjetëson një takim me bashkëshortin/en Shqipëtar për intervistë. Nëse intervista është e suksesshëme, bashkëshorti i huaj do ketë të vulosur në pasaportë vizën e emigrantit që i lejon të udhëtojë për në SHBA dhe të qëndroj atje përgjithmonë me të drejtën për punë që nga dita e parë e mbërritjes.

Mënyra 2: Shtetasi shqiptar udhëton në SHBA me vizë turistike, në mënyrën që të martohen aty me partnerin e tij amerikan. Dasma bëhet, dhe shetasi amerikan plotëson një ftesë në zyrën e USCIS, ashtu si në hapin e parë. Shtetasi shqiptar duhet te iki para se të kalojë afati i qëndrimit të vizës turistike dhe duhet te presi disa muaj deri sa të vijë koha për takimin me ambasadën amerikane, ashtu si ne mënyrën e parë. Mënyra e dytë është në thelb identike me të parën, përveç se martesa bëhet në SHBA. Gjithashtu, marja e vizës turistike për individët të cilët kanë pasaportë shqiptare është shumë e vështirë.

Mënyra 3: Mënyra e tretë është të përdorin vizë fejese (e njohur si K-1). Shtetasi Amerikan, plotëson nje ftesë për vizë fejese para se të martohet me partnerin shqiptar. Kjo ftesë dërgohet në ambasadën amerikane në Tiranë 4-8 muaj më vonë, dhe i fejuari shqiptar udhëton në SHBA me vizë fejese. Me mbrritjen e tij në SHBA, i fejuari shqiptar duhet të martohet me shtetasin amerikan që e ka ftuar, brenda 90 ditëve. Por sërish merr lejeqëndrim dhe jo pasaportë.

Sigurisht Amerika ka rregulla të forta për dhënien e nënshtetësisë për shkak të fuqisë që pasaporta e saj ka. Në 2024-ën rezulton në vendin e 7-të.

Nisur nga rasti i Kozeta Turishtës, sa kohë i duhet një të

Pasaporta e Francës është në vendin e parë së bashku me të Japonisë dhe Italisë për nga fuqia. Nëse ke një pasaportë franceze mund të udhëton lirshëm në 194 shtete të botës.

Po Franca ka gjithashtu rregullat e saj për dhënien e nënshtetësisë.

Franca – në vendin e 1

Të huajt që janë martuar për 4 vjet me një bashkëshort me kombësi franceze mund të marrin nënshtetësinë franceze. Në këtë rast, i huaji duhet të justifikojë një lidhje emocional dhe materiale dhe një njohuri të mjaftueshme të gjuhës frënge.

Zvicra – në vendin e 5-të

Kandidatët për natyralizim përmes martesës duhet të kenë jetuar të paktën pesë vjet në Zvicër, të kenë kaluar vitin para aplikimit në vend dhe të kenë qenë të martuar dhe të kenë jetuar me shtetasin zviceran për të paktën tre vjet. Kjo siguron që një i huaj të martohet me një shtetas zviceran për të gjitha arsyet e duhura – domethënë dashurinë – dhe jo thjesht për të marrë një pasaportë.

Çdo shtet ka kushtet e tij për të dhënë nënshtetësinë. Rregullat ndryshojnë nga pak, gjatë viteve, herë lirohen e herë shtrëngohen për shkak të abuzimit që shpesh bëhet me martesat për pasaportë. Zvicra për shembull anulon 50 nënshtetësi në vit, kur zbulon në raste divorcesh se martesa ka qenë për nënshtetësinë.

Ajo që mund të përbëjë çudinë në Shqipëri është ndërlikimi i rregullave kur pasaporta jonë ndodhet në vendin e 48-të të listës.