Sociale

Nxënësit nuk do të bëjnë më orë bosh kur mësuesit mungojnë

Nxënësit nuk do të bëjnë më orë bosh kur

Disa ndryshime të reja do të ketë në sistemin arsimor. Prezantimin e tyre e bëri ministrja e Arsimit në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Më interesantja është ajo e ngritjes së një strukture në çdo ZVA (Zyrë Vendore Arsimore) për krijimin e një rrjeti mësuesish zëvendësues. Nëse një mësues mungon diku në një shkollë, një tjetër do të shkojë zëvendësues ditor. Kështu shmangen orët bosh në sistemin parauniversitar, por edhe mundësohet realizimi i plotë i orëve.

Pikat që do të ndryshohen:

• E drejta e regjistrimit në klasë të parë për fëmijët që mbushin moshën 6 vjeç deri më datën 31 dhjetor të atij viti, me kërkesë të prindërve;
• Dhënia e statusit të veçantë për shkollat e arsimit të orientuar, si dhe arsimimi dhe promovimi i talenteve në arsimin bazë, jo vetëm në shkollat e orientuara, por edhe në shkollat normale përmes klasave të orientuara;
• Ngritja e një strukture në çdo ZVA për mësuesit në dispozicion, të cilët do t’u vijnë në ndihmë shkollave për nevojat e tyre kur ka mungesa të mësuesve;
• Përcaktimi i qartë i përgjegjësive për monitorimin, vlerësimin dhe inspektimin e institucioneve arsimore;
• Rregullimi ligjor i institucioneve plotësuese private që ofrojnë shërbime për nxënësit pas orarit mësimor.