Sociale

Pasi fitoi betejën me Zara-n, Amber rrëfen si arriti të ruajë emrin e biznesit të saj me rrënjë shqiptare Zana

Pasi fitoi betejën me Zara-n, Amber rrëfen si arriti të

Pasi ka fituar betejën gjyqësore me një markë ndërkombëtare të modës si Zara, Amber Kotrri e cila vetëm 4 vite më parë hapi butikun e saj me një emër tradicional shqiptar për shkak të origjinës së bashkëshortit të saj, të cilin e quajtën “House of Zana” ka rrëfyer si arriti ta ruajë biznesin e saj në Angli.

Në një intervistë në Euronews për gazetarën Bruna Çifligu, Amber thotë se ka qenë edhe mbështetja e madhe nga njerëz të njohur dhe të panjohur që e ndihmoi për tu përballur ligjërisht e që në fund të fitojë të drejtën e saj ligjore.

Pasi fitoi betejën me Zara-n, Amber rrëfen si arriti të

“Më shumë se 1 vit më parë, mora një letër nga avokatët e Inditex, të cilët kanë në pronësi Zara, dhe ishte një letër ku më kërkohej të riemërtoja ose të mbyllja dyqanin. Dhe nëse nuk do ta bëja këtë, ata do të ndërmerrnin veprime ligjore. Natyrisht që nuk e firmosa letrën, unë nuk doja ta mbyllja dyqanin dhe ata morën veprimet ligjore. Ne shkuam në gjyq, por në fund fituam. Bashkëshorti im është shqiptar. Është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët tanë të mësojnë shqipen. Ndjej një lidhje të fortë aty. Marka u krijua në Shqipëri, ndaj dhe emri natyrisht erdhi nga fjala “zana”, të cilës ju ia dini kuptimin. Ka një rëndësi të veçantë për mua, ndaj kur Zara më tha se po e përdorja atë emër për t’i kopjuar, për t’i përdorur biznesin, m’u duk qesharake, sepse emri “Shtëpia e Zanës” ka shumë kuptim për mua dhe për familjen time,” thotë ajo.

Pasi fitoi betejën me Zara-n, Amber rrëfen si arriti të

Ajo ka rrëfyer gjithashtu edhe lidhjen me vendin tonë, traditën që është dhe baza e dyqanit të saj në Darlington, ku cdo gjë punohet me dorë, por edhe për pushimet që kalon në Shqipëri.

Pasi fitoi betejën me Zara-n, Amber rrëfen si arriti të

“Kam qenë shumë herë. Sapo jam kthyer nga Shqipëria në Angli, qëndruam 6 javë. E dua vendin tuaj. Zë një vend shumë të madh në zemrën time. Kur vij aty, më duket vetja si në shtëpi, të gjithë janë mikpritës. Është një ndjesi që nuk mund ta shpjegosh. I them njerëzve këtu sa i mrekullueshëm është vendi juaj. Mendoj se është një nga vendet e mia më të pëlqyera. E dua. Çdo gjë punohet me dorë në Shqipëri, ndaj ka lidhje shumë të forta aty. Të gjithë njerëzit fantastikë që punojnë për rrobat, gjithë skuadra, janë të gjitha zonja në Tiranë, të cilat punojnë çdo gjë me dorë. Kemi rrënjë të forta aty,” tregoi Amber.