Sociale

Pensioni në shtëpi, sa pensionistë e marrin këtë shërbim kundrejt pagesës

Pensioni në shtëpi, sa pensionistë e marrin këtë

Duke marrë shkas nga një video e blogeres Estela Ujka, Tiranapost bëri një kërkim për të kuptuar arsyen e radhëve të pensionistëve dhe a ka një ofertë të Postës Shqiptare që t’ua dërgojë në shtëpi pensionet atyre.

Tiranapost kontaktoi me përfaqësues të Postës Shqiptare nga të cilët na u tha se aktualisht në Tiranë, bashkë me Bashkinë e Kavajës rreth 20.000 pensionistë janë abonuar për shërbimin e postës në shtëpi.

Sipas të dhënave, kjo shifër përbën afro 20% të pensionistëve në total në këtë qark që kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi pensionin për të shmangur radhët e gjata në sportele, nga 110.000 pensione që shpërndahen gjithsej në Tiranë.

Ndërsa në të gjithë vendin janë afro 160 mijë pensionistë që kanë nënshkruar me postën kontratë permanente për dërgimin e pensionit në adresë çdo muaj.

Për të përfituar këtë shërbim, pensionisti ose i afërmi i tij duhet të plotësojë formularin e aplikimit në zyrën postare, ku pensionisti aktualisht tërheq pensionin.

Tarifa e shërbimit është simbolike, vetëm 100 lekë.