Sociale

Përfundon blloku i dytë me 12 pallate dhe një kopësht në Valias, në shtator çerdhja dhe shkolla

Përfundon blloku i dytë me 12 pallate dhe një kopësht

Pas bllokut të parë të banimit me 112 apartamente të reja, kanë përfunduar dhe 158 apartamente në lagjen e re në Valias në Kamëz. Blloku i dytë përfshin 12 pallate dhe janë gati për të pritur familjet.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kamzës Rakip Suli dhe nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ishin sot në këtë lagje të re.

Përfundon blloku i dytë me 12 pallate dhe një kopësht

“Janë përfunduar 158 apartamente të tjera në 12 pallate, që janë gati për të pritur familjet. Edhe kopshti ka përfunduar dhe është funksional dhe në shtator përfundon dhe çerdhja dhe shkolla. Si zonë e ka të gjithë infrastrukturën e duhur për të gjithë shërbimet”, - u shpreh kreu i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Ndërsa zv/kryeministri Ahmetaj tha se nga Programi i Rindërtimit janë ngritur deri tani 20 shkolla. “Janë 20 shkolla të ndërtuara me buxhetin e shtetit dhe 9 janë me donatorët”, - u shpreh Ahmetaj.

Përfundon blloku i dytë me 12 pallate dhe një kopësht

Gjithashtu në këtë lagje do të vijojë puna për ndërtimin e një parku të madh sportiv i cili do t’i shërbejë gjithë komunitetit.