Përmbyllet faza e kapitalizimit të projektit BRE Plus. Pesë përfitimet për bizneset

Përmbyllet faza e kapitalizimit të projektit BRE Plus (Business Register Empowerment/ Forcimi i Regjistrave të Bizneseve), një projekt i suksesshëm dhe i konsideruar si një nga praktikat më të mira evropiane të inovacionit dhe lidhjes në regjistrat ndërkombëtarë.
Në cilësinë e “Partnerit Udhëheqës”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, më 28 mars 2023, organizoi workshop-in e fundit në kuadër të aktiviteteve të kapitalizimit të projektit BRE, i cili mbështetet nga Programi interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe financohet nga fondi IPA II.
Për më shumë se tre vjet, ky projekt trajtoi sfidat kryesore të koordinimit mes Regjistrave Evropianë të Biznesit, si një faktor kyç për një mjedis të përbashkët kontinental të biznesit, që sjell harmonizim administrativ, siguri legale, transparencë dhe konkurrueshmëri.
Kjo nismë ka përmirësuar mjedisin e biznesit ndërkufitar, duke lehtësuar aksesin në informacion, duke ofruar transparencë dhe saktësi të të dhënave, duke ulur kostot dhe duke forcuar efikasitetin për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla.
Platforma Partnere e Informacionit, https://interreg-bre.com/, e cila tashmë është e aksesueshme, do t’iu mundësojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Itali, Shqipëri dhe Mali të Zi të rritin ndërkombëtarizimin, mundësitë për të depërtuar në tregjet e huaja, krijimin e kanaleve të rinj të komunikimit dhe bashkëpunimin inovativ.
Synimi i mëtejshëm i BRE është të vazhdojë me fazën 2.0 të tij me akronim BRE-STAT.
Partnerët e projektit janë: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë; Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë (MFE); Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit e Bujqësisë në Bari (CCIAA Bari); Dhoma e Ekonomisë Mali i Zi /Privredna komora Crne Gore (PKCG) dhe Qendra e Inovacionit e Sipërmarrjes Tehnopolis/ Inovaciono preduzetni?ki centar Tehnopolis (IPC Tehnopolis).
*Ky është një shkrim i sponsorizuar