Sociale

Përse vrapuan të gjithë për të blerë letra higjienike?

Përse vrapuan të gjithë për të blerë letra

Të gjithë shtetet e prekur nga koronavirusi patën një dyndje njerëzish në supermarkete për të blerë ushqimet dhe produktet bazë dhe shumë letra higjienike. Edhe në Angli dhe Amerikë ishte e njëjta situatë. Atje njerëzit blenë letra higjienike si të ishin municione që i duheshin për luftë dhe kjo nevojë e madhe për to u bë objekt studimi.

Ekonomisti Justin Wolfers një profesor i Universitetit në Miçigan e shpjegoi qartë në Tëitter: ne nxitojmë të blejmë letër higjienike, jo sepse mendojmë që shoqëria do të shkatërrohet, por sepse kemi frikë nga frika që të tjerët kanë se shoqëria do shkatërrohet.

Pra është një efekt domino: edhe nëse realisht nuk shqetësohesh, rritet niveli i stresit kur të tjerët janë të shqetësuar. Nëse shqetësohet turma se mund të mbetet pa letra higjienike, automatikisht edhe ti do shqetësohesh se mbetesh pa të.

Dhe përveç këtij problemi, Amerika po përballet edhe me diçka tjetër. Vazhdimisht u bëhet thirrje qytetarëve për të pasur kujdes të mos hedhin letra higjienike dhe sidomos letra të lagura në WC. Mund të rrezikojnë bllokim të tualetit dhe në kushtet që bota ndodhet, nuk i duhet një problem i tillë.

Mbase shteti dhe media duhet të punojnë më shumë me këtë pjesë, sipas profesorit. Një fushtaë: blini lule dhe jo letra higjienike, do ishte e nevojshme pasi shumë fidanë janë në pritje të njerëzve për t`i mbjellë, mirëpo askush nuk mendon këto kohë për gjelbërimin. Dhe ky i fundit, qoftë edhe në dritaret e një apartamenti, bën mirë psikologjikisht.

*Burimi Io Donna