Sociale

Pesë fëmijë të tjerë policësh të rënë në krye të detyrës, në skemën e përkujdesjes e shtetit

Pesë fëmijë të tjerë policësh të

Pas 15 fëmijëve që kanë marrë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” vitin e kaluar, edhe pesë fëmijë të tjerë e përfituan këtë status.

Të pesë fëmijët janë bijë të policëve të rënë gjatë ushtrimit të detyrës, respektivisht dy fëmijët e Shkëlzen Dobrushit, vajza e Roland Likajt, si dhe vajza dhe djali i Artan Cukut.

Pesë fëmijë të tjerë policësh të

Kryeministri Rama tha se mbështetja për fëmijët që kanë humbur prindërit të krye të detyrës do të vijojë të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, sidomos në fushën e arsimit, ku ata do të gjejnë përkrahje maksimale.

“Ne në fakt e kemi pasur goxha merak këtë punë edhe herë pas here kemi diskutuar që s’mund të jetë kjo histori me një ndihmë modeste si ajo që ishte, sepse praktikisht janë fëmijë që humbasin një prind i cili është në punë, i cili ka një pagë që e sjell në shtëpi. Kështu që menduam ta bëjmë jo thjesht sa paga, por plus, në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Ndërsa për sa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra. Kështu që, është mbase pak e vonuar, por jo të gjitha gjërat i kemi ditur dhe i dimë, mësojmë rrugës dhe kuptojmë rrugës si mund t’i bëjmë më mirë,” u shpreh Rama.

“Fëmijët në Përkujdesje të Republikës” do të përfitojnë bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas.

Pesë fëmijë të tjerë policësh të

Po kështu përfitojnë bursë të plotë nga fondi i mbështetjes studentore dhe janë të përjashtuar nga tarifa vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë.

Nga ana tjetër, ata përfitojnë edhe të drejtën e orientimit profesional falas dhe mbështetje për punësim në administratën publike ose biznesin privat.

Pesë fëmijë të tjerë policësh të