Sociale

Piktori i njohur Artan Shabani humb babanë: Nuk të qajmë vitet, por hallet

Piktori i njohur Artan Shabani humb babanë: Nuk të qajmë vitet,

Piktori Artan Shabani ka humbur sot babanë. Lajmin e ka njoftuar vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur edhe dhimbjen e tij.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, u nda nga jeta babai im Taip Fetah Shabani. Me dhimbje në shpirt dhe me krenarinë që do shoqërojë gjithkënd që pati ecur pranë tij në këtë jetë, i themi lamtumirë!

I shtrenjti baba nuk të qajmë vitet, të qajmë hallet e një jete të vështirë, që, përmes dinjitetit dhe qëndrimit burrëror i përballove me forcën e arsyes dhe durimit.

Lutem që shpirti i tij të shndrisë i gjallë në zemrat dhe mendimet tona,” shkruan ai.

Piktori i njohur Artan Shabani humb babanë: Nuk të qajmë vitet,