Sociale

Plazhet private që shkelin rregullat do gjobiten 5 mijë euro

Plazhet private që shkelin rregullat do gjobiten 5 mijë euro

Plazhet private që nuk do të respektojnë masat e sigurisë do të gjobiten me 700 mijë lekë (5 mijë euro) dhe në rast përsëritjeje do t’u mbyllet aktiviteti. Këto ndryshime ishin pjesë të Aktit Normativ që u propozuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe që u votuan nga Kuvendi sot.

“Subjektet qe ushtrojne veprimtari turistike ne stacionet e plazhit dhe qe nuk respektojne rregullat, dhe protokollet e sigurise te nxjerra nga organet kompetente, penalizohen me gjobe 700 000 (shtateqind) mije leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarise nga inspektoratet pergjegjese”, thuhet në propozim.

Sipas Ministrisë ky ndryshim synon mbrojtjen e turistëve në zonat e  plazheve nga infeksioni Covid-19, si edhe të mbrohet mjedisi.

Me nisjen e sezonit të plazhit, shumë subjekte janë konstatuar se kanë shkelur rregullat e caktuara nga qeveria, lidhur me distancën mes çadrave apo vendosjen e tyre në zonat e plazheve publike.  

Lexo më shumë: