Sociale

Po kërkohet kastrimi i pedofilëve! Çfarë është kjo procedurë dhe vendet që e aplikojnë

Po kërkohet kastrimi i pedofilëve! Çfarë është

Sot në Tiranë u mbajt një marshim për 15-vjeçaren e abuzuar nga roja i shkollës dhe tre të rinj, për drejtësinë e saj dhe për të gjitha vajzat apo gratë që abuzohen dhe dhunohen, por nuk mund ta thonë me frikën e paragjykimit.

Veç dënimit me burg për abuzuesin prej ditësh në media apo në rrjetet sociale kërkohet që të nisë zbatimi i një procedurave që njihet si kastrimi kimik i pedofilëve.

Pedagogia Iris Luarasi është një prej tyre që ka bërë thirrje së fundmi për miratimin e këtij ligji.

Po kërkohet kastrimi i pedofilëve! Çfarë është

Por çfarë është kastrimi i pedofilëve?

Kastrimi njihet ndryshe nga populli si tredhja dhe kryhet pa kirurgji. Ai bëhet përmes injektimi të drogave që nuk të lejojnë të kryesh marrëdhënie seksuale për një periudhë kohore. Ky injeksion që përbëhet nga ilaçet anafrodiziake, kryhet për të zvogëluar epshin dhe aktivitetin seksual.

Po kërkohet kastrimi i pedofilëve! Çfarë është

Ndryshe nga kastrimi kirurgjik, ku bëhet heqja e testikujve, kastrimi kimik nuk prek organin gjenital as nuk është një formë e sterilizimit. Kastrimi kimik përgjithësisht konsiderohet i kthyeshëm kur ndërpritet trajtimi, pavarësisht se ka raste kur mund të shihen efektet të përhershme në kiminë e trupit.

Procedura nuk do të kryhet për individët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të vjetër se 65 vjeç.

Kur dhe si nisi të përdorej në botë kjo procedurë

Aplikimi i parë i kastrimit kimik ndodhi në vitin 1944, kur u përdor një ilaç i quajtur ‘diethylstilbestrol’ me qëllim të uljes së testosteronit të burrave. Kastrimi kimik shpesh në disa vende është parë si një alternativë më e lehtë për burgimin e përjetshëm ose dënimin me vdekje, sepse lejon lirimin e abuzuesve, ndërsa zvogëlon ose eliminon mundësinë që ata ta kryejnë sërish veprën penale.

‘Leuprolide acetat’ është një nga ilaçet që përdoret më së shpeshti në kastrimin kimik sot. Ky ilaç është vërejtur se është më efektiv në zvogëlimin e nxitjeve seksuale anormale dhe të fantazive.

Po kërkohet kastrimi i pedofilëve! Çfarë është

Në vitin 1981, në një eksperiment të P. Gagne, 48 meshkujve që ishin abuzues seksualë iu injektua ‘acetate medroksiprogesterone’ për 12 muaj. 40 prej tyre u ishte zvogëluar dëshirat për sjellje seksuale devijuese, fantazira seksuale dhe kishin kontroll më të madh mbi nxitjet seksuale. Sipas hulumtimit kjo sjellje vazhdoi edhe pas përfundimit të terapisë.

Në cilat vende lejohet kastrimi i pedofilëve

Ka një ligj të veçantë, që përfshin kastrimin e pedofilëve, personat të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ky ligj është i vendosur në shumë vende të botës si Britania, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Izraeli, Kazakistani, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi edhe vende të tjera si Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

Në shumicën e këtyre vendeve, përpos kastrimit kimik, personat që kryejnë akte të tilla dënohen me 15 vjet heqje lirie.

Në SHBA, pedofilët janë gjithashtu të identifikuar në të gjitha vendet dhe të njohur të gjithë për veprat e tyre./Referuar Wikipedia/ Tiranapost.al