Po sikur në vend të arsimimit, t’i rrisnim fëmijët tanë me ushqim për shpirtin, argëtim dhe art!

Po sikur në vend të arsimimit ne t’i edukonim fëmijët tanë me ushqim për shpirtin, argëtim dhe t’i lëmë të ndihen të lirë? A do rritej një brez më i lumtur?
Ish profesori i i psikologjisë sociale në Universitetin Howard, Jaiya John, autor i shumë librave, hedh idenë e një përmbysjeje të sistemit të edukimit që në vegjëli, për fëmijë më të lumtur.
Ai i quan vitet e shkollimit deri një morg dhe vdekje shpirtërore dhe në vend të 18 viteve të humbura Jaiya John thotë se fëmijët tanë duhet të edukohen me muzikë, kërcim, poezi e art.
Ja çfarë shkruan ai në librin e tij “Freedom: Medicine Words for Your Brave Revolution”:
Po sikur edukimi të ishte kënga dhe vallëzimi, teatri, muzika, poezia, arti, kultura, loja, lëvizja, aventura dhe zbulimi dhe këto të ishin bazat, metodat përmes të cilave të përcilleshin historia, leximi, shkrimi, matematika dhe shkenca?
Si do të ndikonte kjo në trupin, mendjen, sistemet nervore, kapacitetet sociale, aftësinë shëruese, menaxhimin e stresit dhe ankthit dhe marrëdhënien me jetën dhe gëzimin e fëmijëve tanë?
Po sikur arsimi të ishte një kopsht pasionant dhe jo një morg i zymtë?
Po sikur familjet dhe komunitetet të ishin të pranishme dhe të përqendruara, jo të margjinalizuara, të heshtnin dhe të fshiheshin?
Po sikur fëmijët tanë të mund të kishin 18 vjet jetë dhe jo 18 vjet vdekje shpirtërore?
Po sikur në vend të indoktrinimit, kontrollit, ndëshkimit, heshtjes dhe turpërimit të tyre, ne t’i drejtonim ata dhe t’i ushqenim me lirinë e të qenit të dashuruar me atë çka janë?
A është ky një skenar shumë i frikshëm?
Duket e pamundur apo të jetë një mënyrë inferiore vallë?
Atëherë, ndoshta shpirtra të dashur, është urgjente të shqyrtojmë se çfarë na ka bërë edukimi.
Jaiya është themeluesi i Soul Water Rising, një mision rihumanizues global për të çrrënjosur shtypjen si dhe i Freedom Project, një iniciativë globale që ringjall praktikat tradicionale për shërimin dhe çlirimin shoqëror.
Për idetë e tij ai ka folur me mbi një milion njerëz në mbarë botën me audiencë deri në disa mijëra.
Shpirti i tij indigjen ëndërron bukë të skuqur, bar të ëmbël, bambu në fllad dhe liqene breshkash, poezia e të cilëve është paqe.