Sociale

‘Prindër e vëllezër të bukur, po ti pse je kaq e shëmtuar?’ Përgjigjja jo dhe aq e re e Aurorës, vajzës së Eros Ramazzotti-t

‘Prindër e vëllezër të bukur, po ti pse je kaq e

Bullizmi në jetën reale dhe botën virtuale vazhdon të jetë fenomen shqetësues që nuk prek fëmijët, por këdo. Askush nuk është imun ndaj bullizmit. Diferenca është vetëm midis atyre që zgjedhin të heshtin dhe atyre që përballen me kokën lart.

‘Prindër e vëllezër të bukur, po ti pse je kaq e
Fotoja ku u bë komenti

Një prej këtyre të fundit është Aurora Ramazzotti, vajza e Eros Ramazzotti-t dhe Michelle Hunziker.

“Mama të bukur, baba të bukur, vëllezër të bukur po ashtu, po ti pse je kaq e shëmtuar”, ky ishte një koment që dikush shkroi në adresën e saj.

Aurora nuk zgjodhi as heshtjen e as ta fshihte komentin.

“Më mirë i shëmtuar jashtë se sa brenda”, shkruante Aurora.

‘Prindër e vëllezër të bukur, po ti pse je kaq e

Historia nuk është dhe aq e re. Në mediat italiane qarkullon prej disa ditësh. Po asnjëherë nuk është vonë për t`i bërë jehonë kësaj problematike. Se nëse ka vërtet diçka shumë të shëmtuar, ai është bullizmi.

*Burimi Huffington Post