Sociale

Qytetet më të mira në botë për transportin publik, sipas Time Out

Qytetet më të mira në botë për transportin publik,

Europa dhe Azia dominojnë listën e qyteteve më të mira në botë për transportin publik.

Revista Time Out anketoi 20,000 njerëz në 50 qytete të ndryshme të botës për të zbuluar se sa të kënaqur janë ata me sistemin e transportit urban në qytetin e tyre.

Dhjetë qytetet e para, nga 19 të listuara, ndodhen në Azi dhe në Europë, ku Berlini mban vendin e parë.

Edhe pse në anketë morën pjesë vetëm banorë të qyteteve, kjo listë është e dobishme edhe për turistët, duke i ndihmuar ata të lëvizin më mirë nëpër qytete të ndryshme.

Çfarë e bën të rëndësishëm transportin publik?

Sipas të dhënave të Time Out, 97% e berlinezëve shprehen pozitivisht në lidhje me infrastrukturën e transportit të qytetit të tyre, duke e vlerësuar rrjetin e transportit si të besueshëm, komod dhe të sigurt.

Stokholmi, në vendin e shtatë, është një nga qytetet e vlerësuara për stacionet e tij të bukura të metrosë. Shumë nga stacionet e tij janë shumëngjyrësh e për këtë arsye quhen edhe “ekspozita më e gjatë e artit në botë”.

Të dalluarit aziatikë

Shtatë nga 19 qytetet kryesore të përmendura për sistemet e tyre të transportit publik janë në Azi.

Shumica janë në Azinë lindore, si Singapori, Shangai dhe Taipei, por Tokio zuri vendin e tretë, me vlerësimin më të lartë për kontinentin aziatik. Transporti urban i qytetit u vlerësua sepse ishte i mirëmbajtur, efikas dhe i lehtë për t’u naviguar, madje edhe për qytetarët jo japonezë.

Yjet evropiane

Gjashtë nga 19 qytetet më të mira janë në Europë. Disa nga këto qytete morën vlerësim më tepër për faktin se kanë një sistem të unifikuar pagesash për udhëtime të ndryshme.

Në Kopenhagen, një udhëtim i rregullt mund të përfshijë edhe anije që i kalojnë udhëtarët nga një port në tjetrin, ndërsa Amsterdami vlerësohet sepse e bën të qetë transferimin midis autobusëve, trenave dhe tramvajeve.

Renditja e qyteteve më të mira në botë për transport publik:

1. Berlin, Gjermani

2. Pragë, Republika Çeke

3. Tokio, Japoni

4. Kopenhagen, Danimarkë

5. Stokholm, Suedi

6. Singapor

7. Hong Kong

8. Taipei, Tajvan

9. Shanghai, Kinë

10. Amsterdam, Holandë

11. Londër, Britani e Madhe

12. Madrid, Spanjë

13. Edinburg, Britani e Madhe

14. Paris, Francë

15. Neë York City, SHBA

16. Montreal, Kanada

17. Çikago, SHBA

18. Pekin, Kinë

19. Mumbai, Indi