Sociale

Rama për protestën e pedagogëve: Jemi në diskutim për pagat e tyre, por me forcë s`na merret gjë

Rama për protestën e pedagogëve: Jemi në diskutim për

Disa ditë më parë pedagogy të Shkencave të Natyrës kryesisht, por edhe të fakulteteve të tjeta u ngritën në protestë dhe paralajmëruan se nëse nuk do të kishte rritje të pagave të tyre, deri në tetor, nuk do të riktheheshin në mësim. Për herë të parë sot, në konferencën për shtyp kryeministri Rama iu përgjigj duke thënë:

“Përsa i përket protestës së pedagogëve, mbase është momenti për ta përsëritur, se mua dhe kësaj qeverie, me forcë, nuk na merret gjë. Aq më tepër në këtë kohë krize. Aq më tepër kur me gjithë rektorët e universiteteve ne kemi një tryezë të hapur, një dialog shumë konstruktiv, që na ka dhënë disa rezultate pozitive. Kemi tryezën e shtatorit. Për shkak të ikjes time në SHBA që fillon me ikjen nesër dhe për këtë arsye mendova të bëja këtë bashkëbisedim, mbase mund të bëhet në ditët e fundit të shtatorit, ose ditët e para të tetorit. Kemi folur edhe për pagat e pedagogëve, por jemi në një tjetër kontekst. Universiteti ka të tjera horizonte. Nuk është një administratë e zakonshme. Kemi të dhëna që përmes fondeve europiane, patjetër me meritën e tyre dhe përfshirjen në projekte, kanë të ardhura të shtuara”, tha Rama.