Sociale

#RedforWhite/ E gjithë mirënjohja në një videomesazh

#RedforWhite/ E gjithë mirënjohja në një videomesazh

Të mbyllur në shtëpi e të kapur në befasi nga rrethanat e jashtëzakonshme të diktuara nga Covid-19, njerëzit janë përpjekur në mënyra të ndryshme të përballojnë stresin dhe mërzinë e të përmirësojnë sadopak gjendjen shpirtërore. Dikush këndon, dikush bën ushtrime aerobie në kushtet e shtëpisë, një tjetër gatuandhe të gjithë i ndajnë në rrjetet sociale, me të njohur e të panjohur, përvojat e tyre në karantinë.

Por ka nga ata që gjejnë kohë edhe për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që poluftojnë me këtë virus çdo ditë. Falë internetit e teknologjisë, sot mund të shprehësh edhe mirënjohjen e mbështetjen atëherëkur e ke të pamundur ta bëshfizikisht. Nëse nuk shkon dot deri te Spitali Infektiv t’iu shtrëngosh dorën mjekëve (oh, kjo është kategorikisht e ndaluar!) e t’i përqafosh me dashuri për punën e palodhur e vetmohuese, mund ta bësh këtë virtualisht.

Të gjithë përcjellin mesazhe mbështetëse për misionin e madh në shpëtimin e  jetëve. Por duket që nuk janë vetëm artistët ata që kanë gjetur këtë mënyrë komunikimi high-tech. Rrjetet sociale janë pushtuar nga mesazhet e falenderimit dhe mirënjohjes për bluzat e bardha edhe nga njerëzit e zakonshëm, nga të rinjtë, nxënësit, nga punonjës të institucioneve të ndryshme, shtetërore e private. Ndër më të fundit që po qarkullon këto ditë është edhe videoja e punonjësve të Vodafone Albania, e kompanisë që më mirë se kushdo njeh fuqinë e teknologjisë, e cila i mban njerëzit bashkë e afër, edhe kur fizikisht janë larg. #RedforWhite është quajtur fushata e tyre ku kanë përcjellë falenderime zemre nga shtëpitë, nga ku shumica e tyre po punojnëpër të siguruar që klientët të jenë gjithnjë të lidhur nëpërmjet shërbimeve Vodafone. Video përshëndetëse, ku edhe Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris ka përcjellë një “Big Faleminderit!”, erdhi vetëm pak ditë pas nismës që ndërmorën të gjithë operatorët celularë në treg, për t’iu mbuluar komunikimin dhe ofruar më shumë internet ekipit të mjekëve, infermierëve dhe gjithë task forcës së shëndetësisë.