Histori Personale

Rrëfimi i një vajze shqiptare/ Eksperienca ime e parë me një lodër seksi dhe fjalët e gjinekologes

Rrëfimi i një vajze shqiptare/ Eksperienca ime e parë me një

Ky shkrim ka ardhur në inbox-in e Tiranapost nga një ndjekëse. Ajo, emrin e së cilës nuk dëshiron ta bëjë publik për arsye tabuje të temës, shkruan eksperiencën e saj dhe këshillat nga një specialiste për rëndësinë e kënaqësisë që duhet të përjetosh pa një mashkull, përmes lodrave të seksit. Shkrimi, sipas saj, është frymëzuar nga një artikull i ‘Womanizer’, që tregon të dhënat e sondazheve të bëra me 7000 pjesëmarrëse nga 14 shtete të ndryshme të botës, ku sipas së cilës një e treta e të anketuarave nuk kanë provuar kurrë vetëkënaqësinë dhe 94% prej tyre nuk ishin informuar për këtë temë në shkollë.

Shkrimi:

Hej si je? Ndonjëherë themi kot faleminderit për t’u dukur të edukuar, por ty ta them vërtet. Besoja që jam njeri shpirtëror, krijoj varësi nga aromat shijet përqafimet, puthjet, zakonet. Herën e parë që lexova një artikull për ty nuk e kisha idenë e ndjesisë që shkaktonte përputhja e dy trupave. Më vonë e zbulova për mua ishte e bukur në kohën e duhur dhe si doja unë, por mungoi diçka, kishte shumë vetëdije. Kohë më vonë dikush më foli për ty si ishe motivi për të cilin kthej në shtëpi apo organizonte kohë më veten. Të kam menduar gjithmonë, bëja shaka me ty, të kam vënë emrat e çdo fiksimi real apo platonik. Duke u rritur të harrova, u marrosa pas flegrave, timbrit të zërit, rrudhave të syve, diskutimeve përpirëse. Ta dish, gjithmonë mungon diçka edhe herën tjetër. Duke u përballur dhunshëm me një pandemi globale, vetmi të imponuar, boshllëqe emocionale, luhatje humori, tendosje nervash si të isha një ‘Lupen’ versioni femër, u kujtova për ty. Duke qenë që kur fiksohem pas diçkaje të paktat kanë qenë herët që s’e kam provuar ta shijoj apo posedoj. Me ty qe shumë e thjesht: të pash, me ngjite, të mora. Sa mirë do qe të ndodhte kështu për shumë situata të tjera. Me ty nisi një rrugë e panjohur, me frikë, kuriozitet e pritshmëri siç nisin të gjitha. Nuk qe e lehtë, ishe e çuditshme i vështirë pa efekt... Ehu, futja kot histori ‘Sex and the City’... Në Tiranë çdo gjë s’funksionon. Duke dashur të s’provoj veten dhe pa komplekse, kisha kuptuar që më duhej ndihmë. I drejtohem dikujt që kishte njohuri të mjaftueshme për procesin, një specialisteje të shëndetit për organin gjenital të vajzës apo gruas. Fjalë e parë që përdori: Është edukatë dhe kujdesie për veten. Mu kujtuan larja e dhëmbëve, prerja e thonjve... askush s’më kishte informuar për këtë pjesë. Jeta është shumë e bukur edhe kur ka funde, edhe kur ka dhimbje, por më të bukur e bën forca dhe dëshira që buron nga ne. Prapë e mpirë dhe pa reagim. Specialistja: ‘Vazhdo zemër, e gjitha është në mendjen tënde, si do ti të shohësh, si do ti të ndihesh, si do ti të jesh pjesë... Dëgjo veten, kërko veten, kujto herën e fundit që u mjaltose apo qeshe me shpirt. Kujto melodinë që të lejon të relaksohesh, dorëzohesh, kujto muzikën që do kërceje, ku do që të ishe. Po shija, që do ecje me kilometra veç për të provuar atë ushqim. Kujto çdo detaj që të bën mirë, të ndihesh bukur, përkëdhel veten me sy, përkëdhel pjesët që s’i ke dhe aq xhan, mbushu me veten. A  ndjen? A e sheh, je e gjitha një burim harmonie... Dëgjo zërin tënd, zhurmat e tua, shko tek vendi që pëlqen më shumë aty rri. Vishu me ndjesinë që të jep, adhuro format që merr trupi yt, shiko ç’mund të bësh... Përqafohu, përqafohu çdo centimetër, mbështillu rreth dëshirës ... Mendo gjënë që ke më frikë, më beso çfarë do qoftë do ia dalësh. Krijo muzike dhe atmosfere që ta dëgjosh veç ti. Luaj, luaj në piano, kitarë, fizarmonikë, luaj... më thuaj ku je ?’. Nuk e di, por e përjetova!

Shënim: Nga shkrimi nuk është ndryshuar asgjë.