Sociale

Sa do të paguhen për orët shtesë mësuesit dhe cilët nuk përfitojnë?

Sa do të paguhen për orët shtesë mësuesit dhe

Për shkak të respektimit të distancës fizike, mësimi në pjesën më të madhe të shkollave në vend është bërë me turne, duke bërë që arsimtarët të punojnë me orë shtesë.

Lidhur me shqetësimin për pagesën për normën mësimore shtesë, Fiqiri Çifligu, përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar, sqaron:

Sa do të paguhen për orët shtesë mësuesit dhe

“Shtesë në pagë do të kenë të gjithë ata mësues që kryejnë orët shtesë. Norma që përfiton një mësues shkon deri në 7 orë mësimore. E përkthyer në vlerë monetare një mësues duhet të fitojë 8-9 mijë lekë të reja, sipas profilit ku japin mësim, në atë bazë apo në profilin e mesëm”.

Çifligu po ashtu saktëson se kjo pagesë shtesë nuk vlen për të gjithë mësuesit, pasi disa prej tyre nuk do të përfitojnë.

“Mund të ketë mësues që nuk përfitojnë, mund të jenë mësuesit që kanë patur jo ngarkesë të plotë mësimore dhe nga drejtuesit e shkollës ngarkohen me detyra të tjera administrative, siç mund të jetë rasti për matjen e temperaturës apo sprucimi i duarve të fëmijëve”, u shpreh ai për A2, në një intervistë të dhënë dy ditë më parë.

Nga fillimi i shkollës më 14 shtator më shumë se 80 arsimtarë janë konfirmuar të infektuar me Covid, ndërkohë që mësimi ka vijuar me mësuesit zëvendësues. Ndërkohë që Tirana, Bulqiza, Gjirokastra dhe Fieri kanë numrin më të madh të arsimtarëve dhe nxënësve të prekur nga virusi.

Ndërkohë kreu i qeverisë Rama ka paralajmëruar se do të bëhet një rritje e pagës së arsimtarëve, pa saktësuar ende përqindjen apo afatin kur.