Sociale

Sa kushton një apartament në Tiranë dhe kush e blen në qendër e kush në periferi

Sa kushton një apartament në Tiranë dhe kush e blen në

Apartamentet në Tiranë shiten më shtrenjtë në 5 vitet e fundit, ndërsa çmimet janë rritur me 30-40 % për ndërtimet në qendër dhe 10% për ato në periferi.

Kështu për apartamentet në zonat pranë qendrës çmimet variojnë nga 1200 – 4000 euro për metër katror.

‘Euronews Albania’ ka marrë shembuj konkret për të sqaruar se veç rritjes, çmimet e shitjes janë 2-3 fishi i çmimit të referencës për metër katror.

“Nëse kërkon të blesh një apartament pranë Liqenit Artificial çmimi varion nga 1600- 2200 euro për metër katror, në varësi të pozicionit të apartamentit, teksa çmimi i referencës në këtë zonë është 107 000 lekë të reja. Çmimi i një apartamenti 100 metër katror në ndërtimet e reja pranë qendrës, varion nga 120.000 – 400.000  euro”, raporton 'Euronews Albania'.

Ndërkohë Lefter Sila, përfaqësues i një agjencie imobiliare në Tiranë, ka sqaruar për ‘Euronews Albania’:

“Kjo rritje ndodh se për 5 vite nuk ka pasur fare leje ndërtimi në Tiranë , kështu që oferta ka qenë shumë e paktë Për ndërtimet që janë në ndërtim e sipër pagesa bëhet me pjesë 30,40,50% deri sa përfundon pallati, ndërsa pronat që kanë hipotekë bëhet më shumë me bankë e më pak kesh. Ato që blejnë janë biznesi i fuqishëm, kurse larg qendrës blejnë shtresa që vijnë nga rrethet”.

Sa kushton një apartament në Tiranë dhe kush e blen në

Sipas një analize lidhur me këtë çështje, çmimet në Shqipëri janë të ulëta në vendndodhjet periferike me mungesë infrastrukture publike dhe me akses të vështirë të transportit publik.