Sociale

Sezoni turistik do jetë deri më 15 nëntor! Nga kush do menaxhohen plazhet këtë vit

Sezoni turistik do jetë deri më 15 nëntor! Nga kush do menaxhohen

Sezoni turistik këtë vit do të jetë i hapur deri më 15 nëntor. Kështu tha ministri i Turizmit Blendi Klosi: “Për të zëvendësuar kohën e humbur, ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe ju të keni mundësi të paguani faturat dhe taksat”.

Ndërkohë këtë vit plazhet veç hoteleve, do të menaxhohen edhe nga restorantet e mëdha.

Sezoni turistik do jetë deri më 15 nëntor! Nga kush do menaxhohen

“Për çfarë e bëjmë e bëjmë se na duhet qe hotelet ne gjithë vijën bregdetare dhe ku s’ka hotele restorantet, qe ku s’ka , restorantet qe kane një numër te konsiderueshëm tavolinash. Pra restorante te vërtet jo nga ato kioskat qe ndërtohen, pra restorante mbi 20 tavolina. S’ka hotele do te menaxhojnë vijën bregdetare”, tha Klosi, nga Vlora.

Zonat e plazheve në Vlorë këtë vit do të jetë e ndarë me kode unike, dhe të gjithë hotelet dhe restorantet do të kenë mundësinë që të aplikojnë nga 1 qershori në portalin e-albania për të marrë licencën, me të njëjtin çmim si në sezonet e kaluara. Nuk do të ketë kontrata 5-vjeçare, dhe të gjithë ata subjekte që nuk respektojnë protokollin shëndetësor, do të gjobiten dhe do t'u pezullohet licenca. Do të këtë gjoba shumë të forta deri në sekuestrim të pasurisë, pra shezlonget dhe deri heqje të licencës së aktivitetit.

Sezoni turistik do jetë deri më 15 nëntor! Nga kush do menaxhohen

“Në e-albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, do të dëshmojë që posedon një hotel, vetë-deklarimin e kushteve të higjienës. Pra numri i banjove, dusheve. Këto janë 3 dokumente. Pastaj do të zgjedhë numrin e parcelës sipas kodit në hartën digjitale, për të cilën dëshiron të aplikojë si dhe një foto”, sqaroi ministri.

Hapësirat publike këtë vit janë të mirëpërcaktuara dhe do të ketë më shumë se vitet e tjera, duke iu dhënë mundësi qytetarëve që të përfitojnë nga vija bregdetare.