Sociale

Shqipëria drejt plakjes së popullsisë, numri i lindjeve vijon drejt rënies

Shqipëria drejt plakjes së popullsisë, numri i lindjeve vijon

Trendi gjithmonë në rënie i lindjeve nuk po ndalet.

2023-shi ka nisur me më pak bebe të lindura krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në 3 muajt e parë të vitit janë regjistruar 5.164 lindje, shifër kjo 16.7% më e ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Lindjet po bien në të gjitha qytetet, por më e ndjeshme është në qytetin e Lezhës, ku në 3 muaj e parë të 2023 kanë ardhur në jetë 215 bebe nga 322 që erdhën në 2022.

Tirana është qarku me numrin më të madh të lindjeve, ndërsa Gjirokastra me numrin më të ulët.

Nëse do të shohim në harkun vjetor të 2022, në Shqipëri kanë ardhur në jetë 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie me 9,3% në krahasim me vitin 2021.