Sociale

Është mëkat ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka! Ekspertja e turizmit sugjeron që për ta vizituar Lumin e Shalës të rritet tarifa

Është mëkat ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka!

Lumi i Shalës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për të kaluar fundjavën dhe një nga ekspertet e Turizmit sugjeron që të rritet tarifa e pagesës për ta vizituar.

Flora Xhemani Baba me një status në Facebook drejtuar agjencive të turizmit, bën thirrje që tarifa nga 25 mijë lekë të vjetra të bëhet 100 mijë lekë të vjetra. Sipas saj në këtë mënyrë do të shkojnë ata që e vlerësojnë, vendi nuk do të mbushet me plehra dhe “me budallaçka që duan të nxjerrin shalët”.

 “Thirrje miqësore agjencive shqiptare: Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet! Është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët! Bëjeni 50 mijë lekë transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra! Të shkojnë ata pak që e vlerësojnë! Dhe po s’erdhën turistë, kurrë mos ardhshin! Leruani ta eksplorojnë grupet e natyrëdashësve se ata dinë edhe ta mbrojnë. Se e bëtë si tregun e Gabit”, shkruan ajo.

Është mëkat ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka!

Për këtë status ka reaguar moderatorja Xhemi Shehu, e cila shkruan:

Është mëkat ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka!

Ata që kanë shkuar në Lumin e Shalës e dinë shumë mirë që për të shijuar plazhin duhet të kalojnë përmes tij me këmbë.