Sociale

Shtyhet me 10 ditë data e publikimit të rezultateve të Censusit

Shtyhet me 10 ditë data e publikimit të rezultateve të Censusit

INSTAT ka shtyrë afatin për publikimin e rezultateve të CENSUSIT të popullsisë dhe banesave.

Publikimi i rezultateve ishte parashikuar të bëhej më datë 19 qershor. Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat sot u njoftua se data e publikimit do të jetë 28 qershori.

Mbledhja e rezultateve u realizua gjatë tetorit të vitit të kaluar, por një sulm kibernetik detyroi shtyrjen e përpunimit dhe publikimit të rezultateve.