Sociale

Si janë çmimet, se kam dëgjuar që kanë nisur abuzimet? Mirela Milori pyet gazetarin që ndodhet në Jalë

Si janë çmimet, se kam dëgjuar që kanë nisur

Me nisjen e sezonit veror, nisën edhe ankesat në rrjetet sociale për faturat e kripura që paguhen për një drekë, darkë apo kafe në plazhet e Jugut. Bazuar tek këto ankesa, gazetarja e njohur Mirela Milori në “Abc News” pyeti kolegun e saj Eni Shehun, që ndodhet për emisionin veror në Jalë.

Si janë çmimet, se kam dëgjuar që kanë nisur

Biseda:

Mirela Milori: Si janë çmimet?

Eni Shehu: Jam përpjekur të jem i informuar, për t’i krahasuar në lidhje me sezonet e shkuara. Ka një rënie për të joshur klientët apo turistë, por duhet të ishte akoma më e madhe për ta mbushur këtë sezon.

Mirela Milori: Jugu është më i preferuari, me mbylljen e kufijve të gjithë ato para që do të shkonin jashtë, do të gjenerohen brenda vendit, ndaj do ishte mirë mos të abuzohej me çmimet, se kam dëgjuar që janë rritur paketat turistike.