Sociale

Sindroma e superioritetit iluzional. Ç`është e si ta dallojmë?

Sindroma e superioritetit iluzional. Ç`është e si ta

Kjo sindromë që njihet edhe si efekti Dunning – Kruger është shumë e përhapur sot. Janë pikërisht David Dunning dhe Justin Kruger që e kanë zbuluar.

Thënë thjesht, sindroma e superioritetit iluzional është një përzierje e keqe e injorancës dhe paaftësisë për të pranuar se nuk je më i miri në çdo situatë e fushë.

Simptomat janë:

Mbivlerësimi i performancës

Nënvlerësimi i mendimit të të tjerëve, duke besuar se vetë është gjysmë Zot

Paaftësia për vetëkritika

Jo vetëm që nuk pranon kritika nga të tjerët, por nuk ia lejon as vetes të vërë në gjykim veprimet që bën.

Të erdhi ndërmend dikush që njeh ose ke pranë?

*Burimi Giorno dopo Giorno