Sociale

Sociologu Gëzim Tushi për BB-VIP: S`kam gjë me eksperimentet sociale, por këtu është ekzagjeruar. Situata alarmante

Sociologu Gëzim Tushi për BB-VIP: S`kam gjë me eksperimentet

Big Brother VIP ka nisur prej gati një muaji dhe ndërkohë që ka rritur shikueshmërinë e televizionit ku shfaqet (Top Channel), ka ndeshur edhe në një analizë që i bëhet nga njerëz të zakonshëm, por edhe personalitete, herë të botës së televizionit e herë psikologë apo sociologë. Opinionin e tij e ka dhënë edhe sociologu Gëzim Tushi.

Sociologu Gëzim Tushi për BB-VIP: S`kam gjë me eksperimentet

“Big Brother është një eksperiment social që ka të mirat dhe këqijat e veta për shoqërinë. Ajo që mua më shqetëson është që ne jemi bërë një shoqëri spektaklesh, shoqëri e dukjes. Në një farë mënyre ky karakteri informal i shoqërisë shqiptare, ka rrënuar fort sistemin e vlerave të shoqërisë. Të ndodhur përballë këtij lloj imperializmi kulturor të dukjes e të shfaqjes, ka krijuar një lloj privilegji social të pa merituar.

Kjo është shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Për mendimin tim, jemi në një moment alarmi. Unë nuk jam kundër eksperimenteve sociale, spektakleve, shfaqjes për të bukurën, por është e papranueshme, të bësh famë e pasuri me trupin që ke. Të krijosh atribute dhe privilegje sociale të pamerituara, duke sfiduar njeriun e punës, me të vërtetë është alarmante”, tha sociologu Tushi në Dritare TV.