Sociale

Sot nis censusi me 100 pyetje. Sa do të jenë gjobat për ata që s`përgjigjen?

Sot nis censusi me 100 pyetje. Sa do të jenë gjobat për ata

Do të nisë sot Censusi i Popullsisë dhe Banesave.

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë janë trajnuar nga Instituti i Statistikave.

Të dhënat do të mblidhen brenda gjashtë javëve.

Ndryshe nga çdo census i mëparshëm, këtë herë i gjithë pyetësori do të zhvillohet online, përmes tabletit.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhënat për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Për ata që refuzojnë të pëgjigjen gjobat do të jenë nga 50 mijë lekë të reja deri në 1 mijë lekë të reja.

Procesi do të mbyllet më 28 tetor. Më pas, të dhënat do të publikohen në qershor të 2024-ës, ndërsa më të detajuara në dhjetor të 2024-ës.