Sociale

Testi PISA nxjerr nxënësit shqiptarë dhe kosovarë të fundit në rajon

Testi PISA nxjerr nxënësit shqiptarë dhe kosovarë të

Më mirë janë studentët e Kroacisë, të ndjekur nga ata të Serbisë, dhe të fundit në rajon janë Shqipëria dhe Kosova.

Por çfarë thotë konkretisht studimi:

Aftësitë e 15-vjeçarëve të 2022-shit në lexim, matematikë dhe shkencë janë ulur ndjeshëm krahasuar me njohuritë e 15-vjeçarëve të vitit 2018. Ky është rezultati i studimit të PISA.

Shqipëria renditet në vendit e 62-të nga 80 vende që kanë marrë pjesë në studim.

Pozicioni nuk ishte dhe aq i favorshëm as në vitin 2018. Në atë kohë renditeshim në vendin e 61-të. Po lajmi i keq është se me kalimin e viteve, jo vetëm që s`kemi rekuperuar, por kemi bërë hapa pas.

Nga ndarja e vlerësimeve për perfomancën e nxënëseve në 3 fasha (fasha e parë përfshinte shtetet me perfomancë më të lartë se mesatarja e vendeve të OECD, fasha e dytë në vendet me mesatare të njëjtë me OECD, fasha e tretë me perfomancë nën mesataren e OECD) Shqipëria u rendit në fashën e tretë, ku u kategorizuan vendet me performancë të ulët nën mesataren e OECD.

Në matematikë, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë nga 472 pikët e mundshme. Nga vlerësimi i ecurisë së nxënëseve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018 Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh më e lartë ndër 80 shtetet e testuara.

Testi PISA nxjerr nxënësit shqiptarë dhe kosovarë të

Për aftësitë e nxënësve 15 vjeçare në lexim Shqipëria u vlerësua me 358 pikë nga 476 pikë që është mesatarja. Edhe në lexim krahasuar me rezultatet e 2018-s rënia është me 47 pikë.

Për aftësitë e nxënësve në shkencë Shqipëria është vlerësuar me 376 pikë nga 485 pikë. Rënia është 41 pikë krahasuar me rezultatet e PISA 2018.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria lë pas vetëm Kosovën.

Testi PISA nxjerr nxënësit shqiptarë dhe kosovarë të

Serbia pozicionohet në vendin e 38-të.
Mali i Zi renditet në vendin e 50-të.
Maqedonia e Veriut në vendin e 56-të.

Ndërsa vendin e parë në Europë vijon ta mbajë Estonia. Në rang botëror vendin e parë e mban Singapori, më pas Kina, Hong-Kong dhe Japonia.

PISA është një studim ndërkombëtar që nis nga OECD në vitin 1997, u administrua për herë të parë në vitin 2000 dhe tani mbulon mbi 80 vende. Studimi kryhet çdo 3 vjet dhe siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë.