Sociale

Tekstet falas për nxënësit nga klasa e parë në të tretë do të jenë të rinj çdo vit

Tekstet falas për nxënësit nga klasa e parë në të

Librat e nxënësve nga klasa e parë në klasën e tretë do të jepen falas dhe do të jenë të rinj. Ndryshe nga deri më tani që u jepeshin librat e përdorur nga paraardhësit e tyre që për ti përfituar falas vitin tjetër detyroheshin ti ruanin dhe ti dorëzonin, këtë vit është marrë ky vendim.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila doli në një konferencë për mediat pas mbledhjes së radhës së qeverisë sqaroi se është vendosur që për nxënësit deri në klasë të tretë kjo bëhet pasi ishte e pamundur që ata të punonin në libra me shënime nga nxënësit e viteve të mëparshme.

Tekstet falas për nxënësit nga klasa e parë në të

“Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, tekstet do të jepen falas dhe të rinj çdo vit. Vendosëm kështu sepse nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur, por edhe sepse ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.